Amerikani gjendet i kapur fort pas anijes së përmbysur në mes të detit

Amerikani gjendet i kapur fort pas anijes së përmbysur në mes të detit

14:40, 30/11/2020
A+ Aa A-

SHBA - Një 62-vjeçar u zbulua i mbërthyer fort me dëshpërim pas trupit të anijes së tij të përmbysur në ujërat e Floridës të dielën - rreth 24 orë pasi u raportua i humbur në det, thanë zyrtarët.

Ekuipazhi i anijes kontejner Anxhelos e vuri re Stuart Bee rreth orës 11 të mëngjesit, rreth 86 milje larg Kepit Canaveral, duke u mbajtur pas anijes së tij të gjatë 32 metra, tha Garda Bregdetare e SHBA.

Kërkimet për shenja të tij kishin nisur që kur ai u raportua i zhdukur të shtunën në mëngjes.

Bee ishte larguar nga Kepi Marina të premten, por personi që e raportoi atë të zhdukur u shqetësua pasi ai nuk ishte kthyer të nesërmen se zakonisht nuk qëndronte jashtë në det gjatë natës.

Fotografitë e publikuara nga Rojet Bregdetare e tregonin Bee duke notuar nga anija e tij që po mbytej, drejt një komordareje portokalli. Një imazh tjetër e tregonte tek ngjitej i lagur në bordin e anijes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco