Biden thyen këmbën, Trump e uron: Shërim të shpejtë

Biden thyen këmbën, Trump e uron: Shërim të shpejtë

10:00, 30/11/2020
A+ Aa A-

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, pësoi thyerje të lehta në këmbë teksa po luante me një nga qentë e tij të dielën. Mjeku i tij tha se atij mund t’i duhet të mbajë një “çizme mbrojtëse” për disa javë.

Zyra e zotit Biden tha se ai rrëshqiti të shtunën, ndërsa të dielën presidenti i zgjedhur 78-vjeçar nga radhët e Partisë Demokratike, bëri një skanim me rreze rëntgen.

Mjekët fillimisht menduan se ai kishte ndrydhur kyçin e këmbës, por urdhëruan megjithatë një kontroll më të hollësishëm.

Mjeku i tij personal, Kevin O'Connor, tha se “një skanim shtesë nxori në shesh se ai kishte pësuar thyerje të lehta në këmbë”.

Pas fitores ndaj presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Joe Biden do të jetë personi më i moshuar ndonjëherë që merr detyrën kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Shëndeti i tij ka të ngjarë të ndiqet nga afër si nga aleatët ashtu edhe nga kundërshtarët.

Presidenti Trump, i cili nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe po konteston rezultatet në gjykatë, i uroi zotit Biden shërim të shpejtë nëpërmjet një postimi në rrjetin Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gjergj simaku30/11/2020 13:44

Pse nuk theu koken?

nine30/11/2020 10:50

Se cfare te mire do ti sjell Amerikes ai plakush i konsumuar une nuk e di.Por di kete qe sa ishte zv/president ne kohen e Obames nuk kam lexuar se beri ndonje gjë që te mbahet mend

Shto koment

Denonco