Të gjitha femra: Biden zgjedh ekipin e tij të komunikimit me popullin amerikan Jen Psaki

Të gjitha femra: Biden zgjedh ekipin e tij të komunikimit me popullin amerikan

07:48, 30/11/2020
A+ Aa A-

Wilmington - Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden do të ketë një ekip femrash për komunikimin me mediat në Shtëpinë e Bardhë, ç’ka reflekton dëshirën e tij për larmi.

Drejtoresha për komunikimin e fushatës së Biden, Kate Bedingfield, do të shërbejë si drejtoreshë e komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë të Biden.

Jen Psaki, një zëdhënëse e Demokratëve prej një kohe të gjatë, do të jetë Sekretarja e tij e shtypit.

Katër nga shtatë rolet kryesore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë do të plotësohen nga gra me ngjyrë, dhe është hera e parë që të gjithë drejtuesit e lartë të komunikimit në Shtëpinë e Bardhë do të jenë femra.

Kurse Presidenti aktual Trump shërbeu edhe vetë ndonjëherë si Sekretar i shtypit, duke kërkuar pyetjet nga media dhe shpesh e anashkaloi ekipin e Shtëpisë së Bardhë dhe shfaqur preference për Fox Neës.

Kurse Biden, në një deklaratë që njoftoi ekipin e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, thoshte: "Komunikimi i drejtpërdrejt dhe i sinqertë me popullin amerikan është një nga detyrat më të rëndësishme për një President dhe këtij ekipi do t’i besohet përgjegjësia e jashtëzakonshme për të lidhur  popullin amerikan me Shtëpia e Bardhë ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco