VIDEO/ Përmbytje në Itali, 3 viktima dhe disa persona të zhdukur

VIDEO/ Përmbytje në Itali, 3 viktima dhe disa persona të zhdukur

19:44, 29/11/2020
A+ Aa A-

Përmbytje të mëdha janë shënuar në Sardenja të Italisë, ku deri më tani mediat italiane raportojnë se 3 persona kanë humbur jetën, kurse të tjerët janë zhdukur.

Dy nga viktimat janë një grua e moshuar e cila ngeli e bllokuar në një bodrum dhe një fermer i cili ngeci brenda automjetit të tij, ndërsa detajet e viktimës së tretë janë ende të panjohura. 

Dëmet në infrastrukturë janë po ashtu të konsiderueshme, me ura dhe rrugë të shkatërruara.

Autoritetet lokale shpallën gjendjen e emergjencës, ndërsa ekipe të Kryqit të Kuq kanë zbritur në terren për t’ju ardhur në ndihmë ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Nuk është hera e parë që Italia preket nga përmbytjet. /K.H/Syri.net/ 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco