VIDEO/ Shpërthejnë protestat në Francë

VIDEO/ Shpërthejnë protestat në Francë

18:35, 29/11/2020
A+ Aa A-

Protesta të shumta kanë shpërthyer në Francë kundër ligjit të propozuar të sigurisë globale dhe masës së tij të nënshkrimit për të kufizuar filmimin e oficerëve të policisë. 

Policia arrestoi 81 persona në të gjithë Francën, pasi më shumë se 133 mijë njerëz besohet se kanë dalë në sheshe në mbarë Francën, për të protestuar.

46 mijë protestues ishin vetëm në kryeqytet, në Paris. Në kryeqytet, protestuesit hodhën edhe sende mbi oficerët e policisë. Raportohet se 62 policë janë lënduar.

Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protesta u zhvilluan edhe në qytetet franceze të Strasburg, Marseille dhe Lyon.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco