Itali/ Ulet numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19

Itali/ Ulet numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19

18:03, 29/11/2020
A+ Aa A-

Një ulje e viktimave dhe rasteve të reja në Itali nga Covid-19 janë raportuar gjatë orëve të fundit.

Janë regjistruar 20,648 raste të reja të koronavirusit, duke shënuar një ulje krahasuar me ditën e shtunë që ishin 26,323 raste të reja.

Ndërsa janë shënuar 541 viktima, duke pësuar një rënie nga dita e shtunë që ishin 686.

Rajoni më i goditur vijon të jetë Lombardia, e cila dhe në 24 orët e fundit raportoi më shumë se 3.203 raste të reja.

Bergamo ndezi pemën e Krishtlindjes në qendër: një gjest më shumë se kurrë për shpresën për qytetin që u godit më shumë nga vala e parë e pandemisë./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco