Gjyshja 101-vjeçare që doli më e fortë se virusi/ Tre herë pozitive me Covid - 19

Gjyshja 101-vjeçare që doli më e fortë se virusi/ Tre herë pozitive me Covid - 19

13:58, 29/11/2020
A+ Aa A-

Një gjyshe 101-vjeçare italiane ka mposhtur koronavirusin për herë të tretë. Maria Orsingher rezultoi pozitive fillimisht në valën e parë të pandemisë në muajin mars, por e mposhti virusin pas shtrimit në spitalin Morelli në Sondalo, pa komplikacione të rënda.

Rasti i dytë u regjistrua në shtator, kur ajo së bashku me një anëtar tjetër të Shtëpisë së të Moshuarve rezultuan pozitivë.

Sërish, 101-vjeçarja e mundi koronavirusin pa ndonjë problem. Pas 5 tamponësh negativë, ajo u kthye në Shtëpinë e të Moshuarve.

Mirëpo, nuk u mbyll më kaq. Këtë muaj gjyshe Maria doli sërish pozitive, por gjendja e saj ishte e mirë.

“Mund të jetë një pozitivitet i rremë. Nuk ka asnjë tjetër të infektuar në Shtëpinë e të Moshuarve, Maria është i vetmi rast pozitiv”, sqaroi stafi mjekësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco