Sidnei regjistron natën më të nxehtë, thyhet rekordi i viti 1967

Sidnei regjistron natën më të nxehtë, thyhet rekordi i viti 1967

12:33, 29/11/2020
A+ Aa A-

Sidnei ka regjistruar natën më të nxehtë në nëntor, me temperaturat e ditës që pritet të arrijnë deri në 40 gradë gjatë ditës së sotme.

Temperatura minimale e regjistruar brenda natës ishte 25.4C.

Rritja e temperaturave ka nxitur shërbimin zjarrfikës të Uellsit të Ri Jugor të lëshojë një urdhër ndalimi të zjarreve për pjesën lindore dhe verilindore të shtetit.

Temperaturat gjatë fundjavës janë rritur gjithashtu në pjesë të tjera të vendit, duke përfshirë Australinë e Jugut dhe Victoria.

Temperatura rekord e Sidneit u regjistrua në Observator Hill, në CBD. Nga ora 04:30, temperatura ishte rritur në 30C, raporton Sydney Morning Herald, ndëkohë që rekordi i mëparshëm në Observator Hill ishte 24.8C në vitin 1967.

Imazhet nga Sidnei tregojnë një turmë të madhe njerëzish që vërshojnë në plazh

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco