Protesta të dhunshme në Francë kundër projektligjit të sigurisë

Protesta të dhunshme në Francë kundër projektligjit të sigurisë

11:05, 29/11/2020
A+ Aa A-

E shtuna shënoi një ditë proteste të gjerë në Francë pasi në "Marshin e Lirisë" dolën mijëra njerëz për të dënuar brutalitetin e policisë dhe projektligjin e ri global të sigurisë që favorizon mbrojtjen e policisë mbi lirinë e shprehjes

Demonstrata në Paris filloi në orën 14:00 në Place de la Republique ndërsa marshi vazhdoi deri në rrugën drejt Place de la Bastille.

Protesta ishte një marshim paqësor për orë të tëra, ndërsa filloi të bëhej gjithnjë e më e dhunshme kur afrohej mbrëmja, pasi protestuesit u vënë zjarrin barrikadave, koshave të plehrave dhe fasadës së Banque de France deri në mbrëmje, së bashku me një kiosk, bar dhe disa makina.

Mbishkrim i theksuar ishte fjala "Liberte" e shkruar me të zezë në një sfond të bardhë e rrethuar nga një lak i kuq.

Policia ishte e pranishme gjatë gjithë ditës, megjithatë, brigadat vërshuan ndërsa turma filloi të bëhej më turbulente. Gjatë demonstratave u lënduan 37 policë.

Ministri i Brendshëm Gerard Darmanin bëri një deklaratë që dënoi "dhunën e papranueshme ndaj policisë"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco