E premtja e zezë në SHBA rezulton kasaphanë, vdesin dy persona nga sulmi me armë

E premtja e zezë në SHBA rezulton kasaphanë, vdesin dy persona nga sulmi me armë

10:16, 29/11/2020
A+ Aa A-

E premtja e zezë ka rezultuar vërtetë e tillë për Kaliforninë pasi kanë ndërruar jetë dy persona nga të shtënat me armë në qendrën tregtare Arden Fair.

Një 17-vjecar vdiq në spital pasi u dërgua atje me plagë të rënda, ndërsa një 19-vjecar u shpall i vdekur në vndin e ngjarjes.

Asnjë nga viktimat e të shtënave ende nuk është identifikuar nga policia, pasi ata ende po njoftojnë lidhjet e tyre farefisnore. CNN raporton se autori i dyshuar është një burrë rreth të 20-ve, i cili u arratis nga vendi i të shtënave para se të mbërrinin oficerët e policisë.

Të shtënat ranë rreth orës 18:15 me kohën lokale në Arden Fair Mall, e cila ishte e mbushur me blerës që do të përfitonin nga uljet e të Premtes së Zezë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco