U ndalua në aeroport me një çantë me mijëra dollarë/ Ish presidenti: Nuk janë të miat, dikush i futi

U ndalua në aeroport me një çantë me mijëra dollarë/ Ish presidenti: Nuk janë të miat, dikush i futi

18:38, 28/11/2020
A+ Aa A-

Ditën e premte, ish presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya deklaroi se u ndalua në mënyrë të padrejtë në aeroportin ndërkombëtar të Toncontin, pasi në bagazhe iu gjetën 18 mijë dollarë, për të cilat thotë se nuk ishin të tijat.

“Unë nuk e di origjinën e atyre parave. Është e dukshme se dikush i ka vendosur ato në valixhet e mia. Unë kam udhëtuar mbi 400 herë dhe e di se nuk është e lejuar të transportosh një sasi aq të madhe parash. Është shumë e rëndësishme të hetohet se kush i vendosi paratë aty”, tha Zelaya në media.

Më herët ish presidenti zbuloi në rrjetet sociale se u ndalua në zyrën e emigracionit në aeroportin e Toncontin pas kontrollit të valixheve, por shton se nuk u arrestua.

Zelaya, i cili udhëhoqi Hondurasin nga viti 2006 në 2009 ishte një nga aleatët kryesorë të Hugo Chavez në Venezuelë. Ai u rrëzua nga ushtria në një grusht shteti në qershor 2009 ndërsa po përgatitej të mbante një referendum mbi rizgjedhjen presidenciale, për të cilin kundërshtarët e tij thanë se ishte një hile për të qëndruar në pushtet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco