Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Itali/ Ulen viktimat por shifrat e të infektuarve me Covid mbeten të larta

Itali/ Ulen viktimat por shifrat e të infektuarve me Covid mbeten të larta

18:03, 28/11/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Italia regjistroi 26.323 raste të reja me koronavirus nga 225 mijë tamponë të kryerë në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë raportoi dhe 686 viktima të tjera, krahasuar me 827 që ishin të premten.

Që nga nisja e pandemisë në vendin fqinj virusi vdekjeprurës iu ka marrë jetën më shumë se 54 mijë persona.

Lajmi i mirë vijon të vijë nga spitalet, ku vazhdon trendi në ulje i personave në terapi intensive dhe i atyre të shtruar në repartet e tjera.

Rajoni më i goditur vijon të jetë Lombardia, e cila dhe në 24 orët e fundit raportoi më shumë se 4600 raste të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco