Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Vrasja e kryeshkencëtarit bërthamor/ SHBA dërgon aeroplanmbajtësen

Vrasja e kryeshkencëtarit bërthamor/ SHBA dërgon aeroplanmbajtësen

10:20, 28/11/2020
A+ Aa A-

Irani paralajmëroi se do të hakmerret ndaj Izraelit, pasi e akuzon për vrasjen e kryeshkencëtarit bërthamor në vend.

Mohsen Fakhrizadeh-Mahabadi u vra në një pritë. Makina e tij fillimisht u hodh në erë, më pas u dëgjuan edhe krisma.

Vdekja e tij i ka çuar tensionet në maksimum.

SHBA është detyruar të dërgojë aeroplanmbajtësen USS Nimitz në rajon së bashku me të tjera anije luftarake.

Profesori i fizikës, i njohur si Babai i Bombës Bërthamore u vra pranë kryeqytetit iranian, Teheran.

Vdekja e tij vjen pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte paralajmëruar botën se duhet ta mbante mend emrin e tij.

Viktima njihej edhe si Babai i Bombës Bërthamore.

Vrasja e tij është poshtërimi i dytë i Iranit, pasi më herët në fillim të këtij viti u ekzekutua edhe gjenerali Qassem Soleimani. Ai u vra nga një sulm amerikan me dron.

Sipas BBC, vrasja e kryeshkencëtarit bërthamor mund të jetë një përpjekje për të ndaluar vrullin që kishte marrë Irani në pasurimin e lëndëve bërthamore.

Kujtojmë se në SHBA është zgjedhur president Joe Biden, i cili mendon që të rikthehet te marrëveshja bërthamore me Iranin.

Ndërkohë kjo vrasje mund të komplikojë negociatat me Iranin. Ekziston po ashtu frika se mund të ketë përplasje përpara se Donald Trump të lërë detyrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco