Vritet kryeshkencëtari bërthamor/ Irani: Izraeli kërkon luftë

Vritet kryeshkencëtari bërthamor/ Irani: Izraeli kërkon luftë

20:38, 27/11/2020
A+ Aa A-

Irani ka akuzuar Izraelin se po tenton që të provokojë një luftë.

Reagimi erdhi pas vrasjes së kryeshkencëtarit bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh-Mahabadi. Profesori i fizikës dhe ish-oficeri i Gardës Revolucionare të Iranit u vra në makinën e tij pas një shpërthimi dhe krismave të automatikut.

Ai u vra pranë kryeqytetit iranian, Teheran. Vdekja e tij vjen pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte paralajmëruar botën se duhet ta mbante mend emrin e tij.

Viktima njihej edhe si Babai i Bombës Bërthamore iraniane.

Vrasja e tij është poshtërimi i dytë i Iranit, pasi më herët në fillim të këtij viti u ekzekutua edhe gjenerali Qassem Soleimani. Ai u vra nga një sulm amerikan me dron.

Sipas BBC, vrasja e kryeshkencëtarit bërthamor mund të jetë një përpjekje për të ndaluar vrullin që kishte marrë Irani në pasurimin e lëndëve bërthamore.

Kujtojmë se në SHBA është zgjedhur president Joe Biden, i cili mendon që të rikthehet te marrëveshja bërthamore me Iranin. Ndërkohë kjo vrasje mund të komplikojë negociatat me Iranin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco