Biznesmeni nën hetim, dyshohet se ka ‘pastruar’ 136 miliardë euro të mafies në Itali

Biznesmeni nën hetim, dyshohet se ka ‘pastruar’ 136 miliardë euro të mafies në Itali

14:52, 27/11/2020
A+ Aa A-

Një biznesmen nga Palmi në Kalabria u vu nën hetim të premten nën dyshimin për planifikimin e pastrimit të rreth 136 miliardë eurove për tre mafiet kryesore të Italisë, “Ndrangheta” në Kalabri, “Cosa Nostra” në Sicili dhe “Camorra” në Campania.

Roberto Recordare, besohej të ketë qenë truri i një skeme të madhe pastrimi parash në emër të tre mafive, tha policia.

Po sipas ANSA, Recordare menaxhoi një fond 500 miliardë eurosh, sipas dokumenteve të prokurorit.

Biznesmeni besohet të ketë qenë një “subjekt konfidencial i rezervuar nga Ndrangheta” i cili gjithashtu punoi për dy mafiet e tjera.

Recordare u kap në regjistrimet e telefonit duke kërcënuar jetën e prokurorit të Reggio Calabria, Giulia Pantano në lidhje me një sulm të mundshëm me bombë.

Ai gjithashtu u kap duke folur për interesat e tij në Maltë.

Duke iu referuar makinës me bombë që vrau gazetaren malteze Daphne Caruana Galizia, ai qeshi, duke thënë “ata ishin ende duke mbledhur pjesët e saj në Maltë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco