Mjekët kinezë burgosen për zhvatjen e organeve: Pacienti nxirrej në mes të natës ...

Mjekët kinezë burgosen për zhvatjen e organeve: Pacienti nxirrej në mes të natës ...

08:57, 27/11/2020
A+ Aa A-

Gjashtë persona, përfshirë disa mjekë, janë burgosur në Kinë për vjedhjen e organeve nga viktimat e aksidenteve, raporton BBC. Ky grup kishte mashtruar familjarët e të ndjerit që kishin menduar se po i dhuronin zyrtarisht organet.

Këta ersona, midis viteve 2017 dhe 2018 zhvatën mëlçitë dhe veshkat e 11 personave në një spital në provincën Anhui.

Kina po përballet me një mungesë të madhe organesh dhe është përpjekur ta plotësojë kërkesën nëpërmjet dhurimeve publike.

Sipas raporteve lokale, unaza e trafikut të organeve përfshinte katër mjekë të rangut të lartë që punonin në prokurimin e organeve në spitale.

Media lokale tha se ata do të synonin viktimat e aksidenteve të makinave ose pacientët që vuanin nga hemorragjia cerebrale në Spitalin Popullor të Qarkut Huaiyuan në Anhui.

Kreu i njësisë së kujdesit intensiv të spitalit, Yang Suxun, u drejtohej anëtarëve të familjes së një pacienti dhe i pyeste nëse ata pranonin të dhuronin organet e një personi të tyre të dashur. Anëtarët e familjes nënshkruanin ato që më vonë do të rezultonin të ishin formularë të rremë të pranimit të kërkesës.

Personi pastaj nxirrej me një shtrat me rrota nga spitali në mes të natës dhe futej në një furgon të sajuar që dukej si ambulancë, ku mjekët i hiqnin organet.

Organet më pas iu shiteshin individëve ose spitaleve të tjerë të cilët anëtarët e këtij trafikut i kontaktonin fshehurazi, sipas raporteve.

Ata u zbuluan përfundimisht kur djali i njërit prej viktimave ngriti dyshimet.

Disa muaj pas vdekjes së nënës së tij në vitin 2018, Shi Xianglin rikontrolloi dokumentet që familja e tij mori kur ranë dakord për dhurimin e  organeve të mamasë dhe zbuloi disa mospërputhje - përfshirë pjesë bosh të pashkruara në formularë.

Ai më pas zbuloi se nuk kishte të dhëna për dhurimin e  oraganeve të nënës së tij që ishin mbajtur nga autoritetet provinciale ose nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Organeve të Kinës në Pekin.

Ai i tha medias lokale Dazhongëang se kur pyeti Shefin e Reanimacionit, dr. Yang për këtë, atij menjëherë iu ofrua një shumë e madhe parash për t’u "kujdesur për nënën".

“Në këtë pikë u sigurova që diçka shumë e çuditshme po ndodhte”, tha z. Shi. Ai menjëhërë lajmëroi autoritetet.

Të gjashtë burrat në rrjetin e trafikut të organeve u dënuan në korrik për krimin e "shkatërrimit të qëllimshëm të kufomave".

Rasti duket se ka dalë në dritë tani pasi z. Shi foli me mediat lokale.

Për vite me radhë Kina zhvati organet e të burgosurve të ekzekutuar për të ndihmuar në plotësimin e kërkesës, një praktikë që u kritikuar nga mbarë bota.

Kjo u ndalua zyrtarisht në vitin 2015 por autoritetet në atë kohë thanë se do të ishte e vështirë.

Vendi tani mbështetet në donacionet publike për bankën e tij të organeve.

Normat e donatorëve në Kinë janë rritur vitet e fundit, por janë akoma shumë më të ulëta se në pjesët e tjera të botës - 4.4 donacione për një milion njerëz, krahasuar me 49 organe për një milion njerëz në Spanjë.

Në vitin 2015 BBC raportoi për tregtinë e lulëzuar të tregut të zi të organeve ku trafikantët i rregullonin shitjet në internet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco