Paris/ Pezullohen policët që ushtruan dhunë gjatë evakuimit të refugjatëve

Paris/ Pezullohen policët që ushtruan dhunë gjatë evakuimit të refugjatëve

08:56, 27/11/2020
A+ Aa A-

Pezullohen nga detyra policët që ushtruan dhunë ndaj refugjatëve dhe gazetarëve që morën pamje në terren gjatë evakuimit të refugjatëve një ditë më parë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, në një deklaratë nga llogaria e tij në Tëitter, theksoi se është ngritur një hetim ndaj policëve të lidhur me Njësinë Kombëtare të Hetimit të Policisë (IGPN) dhe se nga drejtori i policisë ka kërkuar si masë pezullimin nga detyra të policëve në fjalë.

Më tej Darmanin, është shprehur se pret që të përfundojnë sa më parë procedurat e nevojshme të masës disiplinore.

Ministri i Brendshëm i kishte njohur Njësisë Kombëtare të Hetimit të Policisë afat 48 orë për të përcjellë mbrojtjen e policëve për deklarim publik.

Darmanin, pamjet e dhunës policore të reflektuara në shtyp i kishte cilësuar "tronditëse".

Një natë më parë në Paris, policia ndërhyri duke larguar me forcë refugjatët që kishin ngritur çadrat në sheshin "Obelisque" në qendër të Parisit. Bashkë me refugjatët pjesë e kësaj ndërhyrjeje u bënë edhe gazetarët që po merrnin pamjet në terren.

Pamjet shkaktuan reagimin e gazetarëve, organizatave për të drejtat e njeriut dhe opinionit publik.

Organizata Mjekët pa Kufij (MSF), kryen ankesë ndaj Drejtorisë së Policisë së Parisit me arsyetimin e shkatërrimit nga policia të çadrave që kishin shpërndarë për refugjatët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco