Trump thotë se shpërndarja e vaksinave Covid do të fillojë javën tjetër

Trump thotë se shpërndarja e vaksinave Covid do të fillojë javën tjetër

08:36, 27/11/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump tha se shpërndarjet e një vaksine për koronavirusin do të fillojnë javën e ardhshme ose javën pas saj.

Duke folur me trupat amerikane jashtë vendit përmes një lidhjeje me video për t'u uruar festën e Falënderimeve, Trump tha se vaksina fillimisht do t'iu dërgohej punonjësve të vijës së parë të frontit, personelit mjekësor dhe qytetarëve të moshuar, njofton Fox News.

Komentet e Trump vijnë përpara një takimi të 10 dhjetorit, ku rregullatorët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave do të rishikojnë kërkesën e Pfizer për një autorizim të përdorimit emergjent për vaksinën e tij të zhvilluar me BioNTech.

Të dhënat e fundit të provave për vaksinën Pfizer dhe BioNTech, të zbuluara në fillim të këtij muaji, treguan se ishin 90% efektive.

Për më tepër, Moderna tha se vaksina e saj është 94.5% efektive në parandalimin e COVID-19. AstraZeneca gjithashtu raportoi rezultate paraprake që treguan efikasitetin e vaksinës së saj varionte nga 62% në 90%, në varësi të sasisë së dozës dhënë pjesëmarrësve.

Sipas të rejave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, ka më shumë se 12.8 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit dhe më shumë se 263,000 vdekje të lidhura me të në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco