Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

4065 euro/ Paga minimale për punonjësit e supermarketeve

4065 euro/ Paga minimale për punonjësit e supermarketeve

08:25, 27/11/2020
A+ Aa A-

Rrjeti i supermarketeve Aldi në Zvicër ka vendosur që paga minimale e punonjësve të jetë 4065 euro.

Lajmi ka bërë shumë bujë, raporton gazeta gjermane BILD.

Paga minimale është shumë më e lartë se ajo e punonjësve gjermanë të kompanisë Aldi, por edhe kostot e jetesës janë më të larta.

Aldi është në Zvicër prej vitit 2005 dhe ka më shumë se 200 degë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Black Jack 30/11/2020 23:32

Nga e moret vesh, nga NASA , idioter. Aldi osht nje company e dores trete mos me thone company vari k.....

krasasi tp30/11/2020 14:53

Një politikë e rrezikshme për shëndetin, jetën ,biznesin dhe klasën e mesme, motorin e shoqërisë kapitaliste është lujtë dhe vazhdon të luhet.. Gjithë biznesi rreth e rrotull supermarketeve rrënohet dhe falimenton. Prodhimi vendas i freskët dhe bio konkurohet pandeshmërisht, nga se ato që dalin jashtë skadence nga ' mëmat' jashtë, ripaketohen dhe rietiketohen nga batakçinjtë dhe pseudo biznesmenët. Kjo ka bër vaki me barnat mjekësore lëre pastaj me ushqimet. Më e keqja është se edhe minimarketet janë kthyer në anekse të supermarketeve. Të detyruar por edhe të joshur.Por ngaqë pas çdo hile ka edhe një 'kopetent' brenda vëndit dhe një 'superkopetent' nga jashtë, nuk ka shpresë se ndonji ndryshim mund të vij.

super market 29/11/2020 17:49

ne shqiperi nuk eshte cudi te paguash me shume per cdo gje sa me shume ti kete kaluar afati i skadencrs aq me i shtrenjte eshte, futemi ne keto supermarkete te mbushura me plehra , ambientet vijne ere myk ( nga bodrume jo higjenike ne magazina ushqimesh ) ku jane keta shefat e aku-se pse nuk ispektojne ne cfar parametra ruhen ushqimet. le me pas te flasim per pagat e punonjesve ?!?!!! O zot si jetojme ne shqiptaret , eh Zvicra sa vite drite larg sa keq per ne.

Daj Jaku27/11/2020 11:56

4065 € është paga minimale MUJORE, në vit merren 13-14 paga mujore. Ndërsa çmimet e artikujve kryesisht ushqimorë janë më të ulta se sa në supermerkatot e Manes, Vilmës, Luanit etj. Përveç pagës minimale mujore ( goxha më e madhe se sa paga maksimale vjetore e punonjësit të supermerkatos së Vilmës & CO), mallrat ushqimorë në Zvicër nuk kanë TVSH, ndërsa në Shqipëri kjo taksë është 20%, më e larta në Botë. Në çdo familje shqiptare prej 4 personash, në tryezë kanë edhe Edi Ramën për çdo vakt. Sa më shumë ha aq më shumë bëhet i pangopur. Kjo ndodh sepse në Shqipëri populli ka frikë nga qeverrria, ndërsa në Zvicër është e kundërta, qeveria ka frikë nga populli.

Shto koment

Denonco