'Ndihmë, mor, ç'po bëhet?!' Policia e Parisit filmohet duke rrahur producentin brenda studios

'Ndihmë, mor, ç'po bëhet?!' Policia e Parisit filmohet duke rrahur producentin brenda studios

07:56, 27/11/2020
A+ Aa A-

Tre oficerë të policisë franceze janë pezulluar pasi ishin filmuar duke rrahur dhe dyshohen se kanë dhunuar për racizëm, një producent muzike në studion e tij në Paris.

Një hetim zyrtar është hapur - hetimi i tretë i tillë brenda një jave - mbi sjelljen e oficerëve. Incidenti i fundit vjen pasi deputetët në parlamentin francez votuan për të miratuar një ligj të ri që rrit fuqitë policore.

Viktima, e identifikuar vetëm me emrin e tij të parë, Michel, po kthehej në studion e tij të muzikës në lagjen 17-të të Parisit mbrëmjen e së shtunës që kaloi, kur Policia zbuloi se ai nuk kishte veshur maskë. Tre oficerë, dy me uniformë dhe një me rroba të zakonshme, dyshohet se u hodhën nga makina e tyre dhe e shtynë Michel përmes derës së përparme të studios.

"Para se të dëgjoja ndonjë fjalë, ndjeva një dorë që më shtynte a më tërhiqte, nuk e di se çfarë. Nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte. Fillova të thërrisja për ndihmë, ”i tha Michel, drejtori i Black Gold Corp Studios, faqes së  lajmeve Loopsider.

Pamjet tregojnë policinë që e godet me grushte dhe shkelma dhe deri edhe me hkop mbi kokë dhe trup. Nga goditjet fizike, Michel, i cili tha se ishte kapur aq shumë në befasi, nuk qe as i sigurt në ishin oficerë të vërtetë policie, aq shumë fyerje raciste i kishin bërë.

"Unë dëgjoja sharje. E kam dëgjuar disa herë. Ata më godisnin me shkopin. Pa pushim, ” tha ai.

Pasi i bëri thirrje për ndihmë kolegëve në një kat më poshtë dhe me gjakun që i derdhej nga koka, Michel dhe të tjerët arritën të shtynin e t’i nxirrnin tre oficerët nga dera e përparme.

 

 

Policia më pas theu një dritare dhe hodhi një bombol lotsjellës brenda pronës. Pasi bënë thirrje për përforcime, ata kërkuan që Michel dhe të tjerët të dilnin jashtë nën kërcënimin e armës.

“Pata frikë. Mendova se ishte dita ime e fundit… Vazhdoja të thoja, “nuk kam bërë asgjë’ dhe ata vazhdonin të më bërtisnin që unë të ulesha në tokë. ”

Pasi dolën jashtë, oficerët e policisë vazhduan ta rrahin Michel dhe të tjerët.

"Papritmas dikush bërtiti, 'kamera, kamera'. Ishte dikush që filmonte nga një dritare. Sapo Policia e dëgjoi këtë, e ndaloi rrahjen, ” tha një nga viktimat.

Michel u dërgua në stacionin policor aty pranë dhe u akuzua për fyerje të policisë dhe përpjekje për të kapur një nga armët e tyre.

Pa ditur oficerët, megjithatë, një aparat fotografik brenda studios së producentit kishte filmuar veprimet e oficerëve. Michel u mbajt në paraburgim për 48 orë dhe u la i lirë pa asnjë akuzë. Të tre oficerët tani po hetohen për akuzat e "dhunës nga një agjent publik" dhe "deklarata të rreme".

Të enjten, Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, shkroi në Twitter se kishte nisur një hetim i brendshëm dhe se ai i kishte kërkuar shefit të Policisë së Parisit të pezullonte zyrat në fjalë.

Anne Hidalgo, kryetarja e Bashkisë së Parisit, shkroi në Twitter: “Jam tronditur shumë nga ky akt i patolerueshëm. Të gjitha pasojat duhet të nxirren nga këto fakte jashtëzakonisht serioze. Sundimi i ligjit është i padiskutueshëm. Jap gjithë mbështetjen time për Michel. ”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco