Shifrat/ Mbi 60 milionë infektime. Ja cilat vende janë me të prekura nga Covid-19

Shifrat/ Mbi 60 milionë infektime. Ja cilat vende janë me të prekura nga Covid-19

14:39, 26/11/2020
A+ Aa A-

Numri i të prekurve nga Covid-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën e 60 milionë personave, ndërsa ai i të shëruarve ka tejkaluar shifrën e 42 milionëve.

Sipas “Ëorldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, aktualisht 60,871,960 persona rezultojnë të infektuar në botë, 1,429,970 kanë humbur jetën ndërsa 42,178,648 kanë fituar betejën me virusin.

Në të njëjtën kohë, 3 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Shtetet më të prekura në botë

SHBA qëndron në krye të listës me 13,139,982 të infektuar dhe 268,262 viktima. Pas tyre vjen India me 9,266,705 infektime dhe 135,261 viktima.

Në vend të tretë është Brazili me 6,166,898 të prekur dhe mbi 170 mijë të vdekur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco