Infektimet në SHBA mund të jenë 8 herë më të larta se raportimi, paralajmëron CDC

Infektimet në SHBA mund të jenë 8 herë më të larta se raportimi, paralajmëron CDC

12:15, 26/11/2020
A+ Aa A-

Përhapja e koronavirusit në SHBA mund të jetë më e keqe sesa dihej më parë. Mund të ketë pasur deri në 53 milionë raste me koronavirush në SHBA deri në fund të shtatorit, sipas një vlerësimi të ri të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Kjo do të ishte gati tetë herë më shumë raste se sa ishte raportuar në atë kohë.

Megjithatë tani, CDC po raporton më pak se 12.5 milionë raste të konfirmuara në SHBA që nga janari. Dhe COVID-19 ka vrarë më shumë se 259,000 amerikanë, sipas agjencisë federale të shëndetit.

CDC vlerësoi se vetëm rreth 45 milionë nga 53 milionë njerëzit e infektuar mund të kenë qenë të sëmurë nga virusi, por vetëm 2.4 milionë u shtruan në spitale.

Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar që njerëzit mund të mbajnë dhe përhapin koronavirusin dhe kur shfaqin vetëm simptoma të vogla apo edhe aspak simptoma.

Nëse vlerësimet e fundit të CDC-së janë të sakta, kjo do të thotë që numrat që po bëhen më të saktë krahasuar me fillimin e vitit, i detyrohen testimeve më të përhapura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco