Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Kamboxhia: Fillon gjyqi masiv i 130 kritikëve të qeverisë të akuzuar për tradhti

Kamboxhia: Fillon gjyqi masiv i 130 kritikëve të qeverisë të akuzuar për tradhti

11:49, 26/11/2020
A+ Aa A-

Në Kamboxhia ka filluar gjyqi masiv kundër 130 të arrestuarve  për tradhti dhe pjesëmarrje në aktivitete politike jo të dhunshme gjatë tre viteve të fundit.

Ky proces zhvillohet ndaj kritikëve dhe kundërshtarëve të qeverisë dhe shumica e atyre që po gjykohen nga gjykata komunale e Phnom Penh janë ish-anëtarë ose mbështetës të Partisë Kombëtare të Shpëtimit të Kamboxhias.

Kjo është partia opozitare e vetmja në parlament e cila pritej të zhvillonte një betejë të fortë në zgjedhje të fortë ndaj partisë së  Popullit Kamboxhian e  Hun Sen .

Në fund të vitit 2017, Hun Sen filloi një sulm gjithëpërfshirës ndaj kundërshtarëve të tij. Pothuajse të gjitha mediat kritike u bënë presion për të mbyllur ose ulur mbulimin e tyre, dhe partia e Shpëtimit Kombëtar të Kamboxhias u detyrua nga gjykata e lartë të shpërndahej dhe ligjvënësit e saj u hoqën nga parlamenti. Shumë njerëz besojnë se gjykata veproi për të siguruar që partia e Hun Sen të fitojë.

Pothuajse të gjithë të pandehurit janë akuzuar për komplot për të kryer tradhti dhe nxitje për të kryer një krim, të cilat së bashku mbajnë një dënim maksimal prej 12 vjet burg, sipas avokatëve të mbrojtjes dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Hun Sen ka qenë në pushtet për 35 vjet dhe shpesh është akuzuar për drejtimin e një regjimi autoritar. Disa kombe perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj qeverisë së tij, kryesisht pasi arritën në përfundimin se zgjedhjet e vitit 2018 nuk ishin as të lira as të drejta. Masa më e ashpër erdhi nga Bashkimi Evropian, i cili këtë vit tërhoqi disa privilegje preferenciale tregtare.

Javën e kaluar, ambasada e SHBA në Kamboxhia në faqen e saj në Facebook i kërkoi qeverisë të respektojë plotësisht liritë e njerëzve të saj siç përmenden në kushtetutën e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco