Gjermania lehtëson kufizimet anti-Covid për Krishtlindje

Gjermania lehtëson kufizimet anti-Covid për Krishtlindje

19:58, 25/11/2020
A+ Aa A-

Pas një takimi me krerët e qeverisë federale dhe landeve, kufizimet kundër COVID-19 do të lehtësohen në Gjermani gjatë festës së Krishtlindjes deri në fund të dhjetorit.

“Nga 23 dhjetori deri më 1 janar, takimet e rrethit më të ngushtë familjar ose të miqve do të lejohen deri në 10 persona, me fëmijë deri në moshën 14 vjeç të pallogaritur në këtë masë”, sipas burime qeveritare.

Qeveritë federale dhe shtetërore ranë gjithashtu dakord për të ndaluar fishekzjarret në sheshet e mëdha publike në prag të Vitit të Ri dhe do të rekomandojnë shmangien e plotë të përdorimit të tyre gjatë kremtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco