I zhdukur prej dy javësh, gjendet i vdekur ish-banori i Big Brother

I zhdukur prej dy javësh, gjendet i vdekur ish-banori i Big Brother

18:51, 25/11/2020
A+ Aa A-

Pjesëtari i Big Brother Celebrity, Heavy D ka vdekur në moshën 43 vjeçare, ndërsa shkaku i vdekjes nuk dihet ende.

Prej dy javësh, Heavy D kishte më shumë se dy javë që ishtë zhdukur nga rrjetet sociale.

Vëllai i tij, Patrick Neëell konfirmoi lajmin e trishtuar, duke thënë se ai kishte kërkuar me dëshpërim Colin për dy javë para vdekjes së tij.

Mësohet se ai u torturua në telefonin e tij me thirrje dhe mesazhe të vazhdueshme misterioze në ditët para vdekjes së tij.

Në fillim të këtij muaji, Heavy kishte postuar një seri video-sh në Instagram duke u ankuar se po bombardohej me thirrje telefonike të bezdisshme.

“Disa njerëz sapo marrin numrin tuaj, ata thjesht ju bien pa ndërprerje, iu shkruajnë në ëhatsapp, çdo pesë minuta.Dreqin, mirë që ti ke marrë numrin tim, por kjo nuk do të thotë që duhet të më lodhësh.

Çdo pesë minuta, çfarë po ndodh,  çfarë dreqin dëshiron?”

Sot ish e dashura e tij Bryony Harris, e cila ka një fëmijë me të, tha se ishte e pikëlluar mbi atë që mund të ketë ndodhur.

Miku i tij aktori Nick Nevern, 39 vjeç, shkroi: 'Jam shumë i tronditur dhe i trishtuar kur dëgjova për vdekjen e mikut tim @HeavyHeavyd. E jetove jetën ashtu siç dëshiroje!/ The Mirror/ K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco