Forcat e Azerbajxhanit fitojnë kontrollin e rajonit të dytë të kthyer nga Armenia

Forcat e Azerbajxhanit fitojnë kontrollin e rajonit të dytë të kthyer nga Armenia

14:03, 25/11/2020
A+ Aa A-

Ushtria Azerbajxhanase ka hyrë në rajonin e Kalbajar, një territor I fituar nga marrëveshja e paqes pas luftës me Armeninë në rajonin e Nagorni Karabakut.

Marrëveshja, ndërmjetësuar nga Rusia dy javë më parë, përcaktoi që Armenia t'i dorëzonte Azerbajxhanit kontrollin e disa zonave që zotëron.

I pari, Agdam, u dorëzua javën e kaluar.

Kalbajar pritej të dorëzohej në 15 nëntor, por Azerbajxhani ra dakord të vonojë marrjen pas një kërkese nga Armenia. Zyrtarët azerbajxhanas thanë se përkeqësimi i kushteve të motit e bëri tërheqjen e forcave armene dhe civilëve të vështirë përgjatë rrugës së vetme përmes territorit malor që lidh rajonin me Armeninë.

Karabaku ndodhet brenda Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga Armenia që kur një lufta u ndal me një armëpushim në vitin 1994.

Armëpushimi i fundit ndaloi dhunën pas disa përpjekjeve të dështuara për të vendosur një armëpushim të qëndrueshëm. Ajo u festua si një fitore në Azerbajxhan, por shkaktoi protesta masive në Armeni, me mijëra që dolën në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit.

Përpara dorëzimit, disa armenë etnikë që u larguan nga Kalbajar u vunë flakën shtëpive të tyre si një shenjë për të treguar hidhërimin e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco