Autoritetet daneze në alarm/ Vizon të ngordhur dalin në sipërfaqe

Autoritetet daneze në alarm/ Vizon të ngordhur dalin në sipërfaqe

13:38, 25/11/2020
A+ Aa A-

Vizion të ngordhur kanë dalë në sipërfaqe në Danimarkë duke shkaktuar shqetësim tek autoritetet vendase, të cilët po nxitojnë ti mbulojnë përsëri.

Autoritetet daneze kryen një masakër masive të vizionave në fillim të nëntorit, pasi zbuluan se ata po transmetonin një formë të mutuar të koronavirusit tek njerëzit.

Pas vrasjes masive, atyre ju hodhën klor për të ulur erën dhe u varrosën në gropa të cekëta, megjithatë duket se mbetjete e tyre janë fryrë dhe kanë dal në sipërfaqe.

Policia lokale është shprehur se nuk ka më rrezik infektimi, në një përpjeke për të qetësuar qytetarët, ndërsa problemi sipas policisë vjen se disa nga vizonat nuk ishin varrosur shumë thellë.

Shtatëmbëdhjetë milion vizon u vranë nga autoritetet daneze dhe me ndihmën e kamionave u transportuan në varre masive në fillim të nëntorit.

Varianti i ri Covid 19 i quajtur ' Cluster 5' ka shkaktuar shqetësim dhe alarm në të gjithë botën për mutacionin, sipas Daily Mail. 

Fotografitë nga Danimarka që qarkullojnë në internet tregojnë gërmuesit dhe kamionët që mbanin mijëra kufoma kafshësh në varre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco