Boris Johnson i përgjigjet djalit të vogël: Po, Santa Klaus do të vijë këtë vit, fola në telefon me të

Boris Johnson i përgjigjet djalit të vogël: Po, Santa Klaus do të vijë këtë vit, fola në telefon me të

13:22, 25/11/2020
A+ Aa A-

Pandemia e koronavirusit e ka tronditur thellë njerëzim duke mos kursyer as fëmijët, kjo tronditje bëhet më e madhe kur pikërisht këto të fundit ë janë më të gëzuarit për festat e fundvitit, vënë në dyshim dhe ardhjen e babagjyshit.

Një rast i veçantë na vjen nga Britania e Madhe ku një fëmijë i është drejtuar me një letër kryeministrit, Boris Johnson.

Kryeministri britanik, Boris Johnson pasi është njohur me letrën e dërguar nga Monti, një fëmijë i vogël  8-vjeçar ku i kërkonte duke i kërkuar qartësi nëse do të vij këtë vit Santa Klaus, ka vendosur ti përgjigjet.

"I dashur Z. Johnson," shkroi Monti, "Unë jam 8 vjeç dhe po pyesja nëse ju dhe Qeveria kishit menduar për Santa-in që do të vinte këto Krishtlindje. “Nëse e lëmë pastruesin e duarve mund të vijë ai? Apo do t'i lajë duart?

"Unë e kuptoj që ju jeni shumë i zënë, por a mundeni ju dhe shkencëtarët të flisni për këtë."

Johnson e ndau këtë letër të veçantë në rrjetet e tij sociale duke thënë se ai kishte marrë "shumë letra në lidhje me këtë" dhe kishte konsultuar ekspertë për këtë çështje.

"Unë kam thirrur në telefon Polin e Veriut dhe mund t'ju them se Ati i Krishtlindjeve është gati” shkroi Kryeministri.

Kryeshefi i Mjekësisë më ka kërkuar t'ju them se, me kusht që Ati i Krishtlindjeve të sillet në mënyrën e tij të zakonshme të përgjegjshme dhe të punojë shpejt dhe në mënyrë të sigurt, nuk ka asnjë rrezik për shëndetin tuaj ose të tijin."

Z. Johnson vlerësoi gjithashtu idenë e Monti për të vendosur pastrues duarsh për Atin e Krishtlindjeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco