Covid: Boris Johnson siguron fëmijët: 'Santa do të vijë'

Covid: Boris Johnson siguron fëmijët: 'Santa do të vijë'

13:06, 25/11/2020
A+ Aa A-

 

 Pa kufizime për Santa Claus pavarësisht emergjencës së Covid. 

Për të qetësuar fëmijët britanikë, të shqetësuar për dhurata, ishte vetë Kryeministri Boris Johnson, me një status në përgjigje të shumë letrave të marra në Doëning Street mbi këtë temë nga fëmijët.

    "Monti, i cili është 8 vjeç, më shkroi për të pyetur nëse Santa do të jetë në gjendje të sjellë dhurata këtë vit," fillon Johnson, duke shtuar disa ikona të Krishtlindjes.

 "Unë kisha shumë letra për këtë - vazhdon ai - dhe kështu fola me ekspertët dhe tani mund t'ju siguroj se Santa Claus do të jetë në gjendje të ngarkojë sajën e tij dhe të dorëzojë dhuratat edhe këtë Krishtlindje!".
 

Johnson ka katër fëmijë me ish-gruan Marina Wheeler, një avokate me të cilën u ndanë në 2018.

Kryeministri gjithashtu ka një fëmijë të pestë, me këshilltaren e artit Helen Macintyre, nga një lidhje ndërsa Johnson ishte kryebashkiaku i Londrës ndërsa në prill të këtij viti ai u bë sërish baba pasi e fejuara e tij Carrie Symonds, solli në jetë një djalë të cilin ajo së bashku me Johson e pagëzuan me emrin  Wilfred.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco