Fotoja e deputetes vetëm me sutjena bëhet virale, nxit debat në Meksikë

Fotoja e deputetes vetëm me sutjena bëhet virale, nxit debat në Meksikë

20:27, 24/11/2020
A+ Aa A-

Geraldine Ponce, një deputete meksikane, ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi postoi një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, më 22 nëntor.

Me sa duket, ligjvënësja federal ishte ngjitur në kodrën Sangangüey në vendlindjen e saj Nayarit, një qëllim që ajo e përmbushi dhe vendosi që këtë moment historik për të, ta tregonte me një fotografi, por menjëherë nsiën komentet paragjykuese për këtë imazh.  

Ponce vendosi të merrte portretin e saj në majë të kodrës, pikërisht mbi një gur me një imazh të Virgjëreshës së Guadalupe, por vetëm me nujë palë sutjena të kuqe.

“Qëllimet duhet të përmbushen dhe të jesh këtu, në kodrën Sangangüey, ishte një nga ata që bëra për këtë herë. Dhe për 2021 kam një qëllim tjetër!”, shkroi krahas fotos.

Disa nga komentet negative ishin: “Nuk më shqetëson fakti që ajo heq bluzën e saj, përkundrazi unë e duartrokas atë, por duke e bërë atë pothuajse para imazhit të Virgjëreshës së Guadalupe, pse ta bëjë aty”, shkroi një përdorues në Tëitter.

Një përdorues tjetër komentoi me një imazh të presidentit të Meksikës Andrés Manuel López Obrador duke parë lart, sikur presidenti të vëzhgonte ish-mbretëreshën e bukurisë dhe shkruante “i zemëruar nga poshtë …”.

Kujtojmë se Geraldine 26 vjeçare është shpallur “Miss International Mexico” në 2016. /K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco