Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Vajza rri 7 orë mbi makinë, vetëm për të parë nga dritarja e spitalit nënën me Covid

Vajza rri 7 orë mbi makinë, vetëm për të parë nga dritarja e spitalit nënën me Covid

20:08, 24/11/2020
A+ Aa A-

Një foto e një vajze të vogël, që qëndron mbi kabinën e makinës në këmbë, për të parë nënën e saj të infektuar me COVID në dritaren e spitalit, është bërë virale në rrjetet sociale.

 Fotoja është shkrepur nga një banor që jetonte afër spitalit, “Salvatore Amura” në Itali. Banori ka treguar shpresën e vajzës për të parë nënën e saj, e cila ndodhet e shtruar në spitalin Covid në Como të Italisë.

Ajo ka qëndruar rreth 7 orë në këmbë duke shpresuar se do të shikonte nënën e saj.

“Në këtë situatë ndodh të shohësh familjarë dhe miq të cilët përpiqen të përshëndesin njerëzit e tyre, t’i bëjnë ata t’i ndjejnë afër, kjo është një fotografi që e bën zemrën të ndjejë. Vajza qëndronte aty dhe nuk dorëzohej nga ora 10 e mëngjesit, deri në 5 pasdite, momenti kur unë bëra foton. Shpresoj që kjo situatë të mbarojë e çdo gjë të kthehet normalitetit”,- shkruan ai në rrjetin e tij social.

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco