Izolohet Mbreti Felipe VI i Spanjës, kontakte me një të infektuar me Covid 19

Izolohet Mbreti Felipe VI i Spanjës, kontakte me një të infektuar me Covid 19

15:15, 24/11/2020
A+ Aa A-

Pallati Mbretëror i Spanjës ka njoftuar se Mbreti Felipe VI i Spanjës do të qëndrojë në karantinë për dhjetë ditë në kuadër të masave paraprake pasi ishte në kontakt me një person që rezultoi pozitiv me koronavirus (COVID-19) të dielën.

Pallati Mbretëror përmes një deklarate theksoi se Mbreti Felipe VI do të jete në karantinë deri më 2 dhjetor, pa dhënë detaje për personin i cili ishte pozitiv me COVID-19. I gjithë programi zyrtar dhjetëditor i mbretit spanjoll është anuluar.

Pallati Mbretëror tha se Mbretëresha Letizia dhe vajzat e tyre do të vazhdojnë aktivitetet dhe detyrat e tyre të zakonshme.

Ky është rasti i tretë i karantinës në familjen mbretërore që nga fillimi i pandemisë, pasi Mbretëresha Letizia në prill dhe Princesha Leonor në shtator gjithashtu ishin në karantinë për shkak të kontakteve me persona të infektuar.

Ndërkohë, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dje dekalroi se plani kombëtar i vaksinimit kundër COVID-19 do të fillojë në janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco