Vendimet e orëve të fundit nëpër botë, lidhur me koronavirusin

Vendimet e orëve të fundit nëpër botë, lidhur me koronavirusin

14:30, 24/11/2020
A+ Aa A-

Këtu është një përmbledhje e ngjarjeve kryesore të orëve të fundit.

16 shtetet federale të Gjermanisë planifikojnë të lejojnë grumbullime deri në 10 persona për Krishtlindjet dhe festën e Vitit të Ri dhe do të paraqesin propozimet e tyre në diskutimet me Angela Merkel nesër.

Mbikëqyrësi shëndetësor i Suedisë ka raportuar "mangësi serioze" në mbrojtjen nga Covid-19 për banorët e shtëpive të pleqve ku mijëra njerëz kanë vdekur.

Raste me koronavirus janë gjetur në fermat e vizonëve në Poloni, pasi gjetje të ngjashme në Danimarkë e detyruan qeverinë atje të vriste 15-17 milionë kafshësh që rriteshin në fermat.

Hong Kong do të mbyllë bare, klube të natës dhe vende të tjera argëtimi për herë të tretë këtë vit ndërsa autoritetet përpiqen të ndalin një ripërtëritje të rasteve të koronavirusit.

Japonia planifikon të ndërpresë fushatën e saj të udhëtimit në dy qytete pas ngritjeve të mprehta të rasteve me Covid-19, tha të martën ministri që merret me reagimin ndaj koronavirusit.

Zhvilluesit e vaksinës “Sputnik V” të Rusisë kanë pohuar se ajo ka efikasitet prej 95% dhe do të kushtojë më pak se 10 dollarë një doze në nivel ndërkombëtar. Njoftimet e mëparshme nga ekipi rus janë pritur me skepticizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco