Spanja: Maksimumi 6 persona bashkë për Krishtlindje

Spanja: Maksimumi 6 persona bashkë për Krishtlindje

14:24, 24/11/2020
A+ Aa A-

Qeveria spanjolle po planifikon të kufizojë grumbullimet për Krishtlindjet dhe Vitin e ri  deri në gjashtë vetë dhe të vendosë një shtetrrethim nga ora 1:00 deri në 6 të mëngjesit në prag të Krishtlindjeve dhe në prag të Vitit të Ri, sipas një dokumenti të publikuar nga disa gazeta spanjolle.

“Në lidhje me takimet familjare, ne rekomandojmë që ato të kufizohen vetëm tek anëtarët e së njëjtës familje. Nëse ka një mysafir të jashtëm që zakonisht nuk jeton me familjen, takimet duhet të përfshijnë një maksimum prej gjashtë personash dhe të ndiqen masat parandaluese, "thotë drafti.

Spanja, e cila ka qenë nën një gjendje të jashtëzakonshme që nga fundi i tetorit, shpreson të ketë atë që qeveria e quan "një pjesë shumë të konsiderueshme" të popullsisë të vaksinuar kundër koronavirusit deri në fund të marsit 2021 dhe do të hapë13,000 pika vaksinimi për të lehtësuar procesin.

Të hënën në mbrëmje u mësua se mbreti Felipe po izolohet për 10 ditë pasi ka rënë në kontakt me dikë që doli pozitiv për Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco