Pengmarrje në Shën Petersburg, burri i dehur me sëpatë në dorë, mban në apartament gjashtë fëmijë

Pengmarrje në Shën Petersburg, burri i dehur me sëpatë në dorë, mban në apartament gjashtë fëmijë

13:37, 24/11/2020
A+ Aa A-

Një burrë i armatosur po mban peng gjashtë fëmijë në një apartament në periferi të Shën Petersburgut në Rusi.

Forcat e rendit kanë bërë të ditur se sulmuesi është i dehur dhe i armatosur me sëpatë.

Në vend të ngjarjes kanë shkuar një numër i madh i policëve, të cilët kanë pranuar se sulmuesi nuk po e hap derën dhe nuk po i përgjigjet telefonatave.

Në anën tjetër gruaja e tij ishte ajo që i ka telefonuar policisë, pasi nuk kishte mundur të futet në apartament.

E pjesëtarët e policisë janë duke negociuar me burrin e armatosur, por deri më tani nuk ka dhënë ndonjë kërkesë konkrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco