I hapet rruga kalimit të pushtetit/ A e pranoi Trump humbjen?

I hapet rruga kalimit të pushtetit/ A e pranoi Trump humbjen?

13:19, 24/11/2020
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump tha të hënën se i ka hapur rrugën tranzicionit për presidentin e zgjedhur Joe Biden, duke udhëzuar administratoren e agjencisë federale të Shteteve të Bashkuara që është e ngarkuar me këtë proces, Emily Murphy që “të bëjë atë që duhet bërë”, megjithëse do të vazhdojë me sfidat ligjore.

Administrata e Shërbimeve Qeveritare (GSA) hapi dritën jeshile zyrtarisht për tranzicionin presidencial, pak pasi shteti i Miçiganit certifikoi fitoren e demokratit Biden.

Me zhvillimet e fundit, përpjekjet e presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, që kishin pësuar disa disfata, duket se po i afrohen përfundimit.

Megjithatë, presidenti vazhdoi akuzat në rrjetet sociale se zgjedhjet ishin të manipuluara. Aktualisht, Murphy tha se do të kalojë 6.3 milionë dollarë fonde për Biden që të bëhet tranzicioni i pushtetit.

Por a do të thotë kjo se Trump po e pranon humbjen?

Sipas BBC, duhet theksuar se Trump nuk ka pse e pranon humbjen që Biden të betohet si presidenti i 46-të i SHBA.

Akti Presidencial për Tranzicionin i vitit 1963 nuk parashikon ndonjë afat të prerë brenda së cilit duhet të veprojë GSA, por agjencia ka vepruar historikisht pasi organizatat e medias parashikojnë fituesin, gjë që ndodhi më 7 nëntor.

Zoti Biden pritet të marrë detyrën më 20 janar pasi ka fituar zgjedhjet me vota elektorale të mjaftueshme për të siguruar fitoren e Kolegjit Zgjedhor. Demokrati kryeson në votën popullore me më shumë se 6 milionë vota.

Republikanët e tjerë janë distancuar gradualisht nga presidenti Trump ditët e fundit dhe kanë nxitur fillimin e procesit të tranzicionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp24/11/2020 17:01

'Trajneri' e ka nxjerr në nxemje. Do futet në lojë apo jo, vendos 'trajneri'. Fjalën e fundit e ka 'Autoriteti'. Deri tani Z.Bajden i ka 'dhënë një dorë' dhe e ka nxjerr fitues, Media Posta OBSH dhe K.orporata e Internacionales Komuniste.

Shto koment

Denonco