E futën gabimisht në psikiatri, sot është një modele suksesshme

E futën gabimisht në psikiatri, sot është një modele suksesshme

12:46, 24/11/2020
A+ Aa A-

Në moshën 20 vjeçare Lucy Dawson një studente angleze nga Lincoln filloi të vuajë nga dhimbja e kokës, mungesë fuqie, vizion të paqartë dhe konfuzion.

Mjekët vendosën ta shtronin atë në një repart psikiatrik dhe aty fillon kalvari i saj i vuajtjeve që zgjatën tre muaj në të cilën ajo është mbushur me ilaçe psikotrope dhe i është nënshtruar trajtimeve ekstreme të tilla si elektroshoku.

Kur të gjitha trajtimet duket se nuk funksiononin, mjekët zbuluan se kishin dhënë diagnozën e gabuar dhe se në fakt vajza vuante nga nga encefaliti i receptorit anti-NMDA . 

Sot Lucy po buzëqesh përsëri, është diplomuar dhe është një modele e suksesshme.

‘’Një mëngjes shoqja ime më e mirë më gjeti në dhomë të ulur në dysheme dhe me sy të fryrë’  është shprehur Lucy për ditët në 2016 kur situata u përkeqësua.

‘’Unë nuk isha në gjendje të flisja, vetëm vazhdoja të qeshja'.

Më pas ajo i është drejtuar për në spital me nënë e saj.

Sapo mbërriti në spital Lucy filloi të bërtiste, të lëvizte dhe menjëherë u dërgua në repartin psikiatrik sipas një ligji të vitit 1983 që lejon njerëzit të shtrohen në spital në rast krizash dhe në rrezik të vetë-dëmtimit.

Në tre muajt e shtrimit gjendja e saj po përkeqësohej, 20 vjeçarja nuk ndiente më trupin e saj.

Në ato momente mjekët përdoren elektroshokun si një mundësi të fundit pasi ishin të bindur se ajo po vdiste.

 Në një rast ajo pati një sulm kaq të dhunshëm saqë ra nga shtrati dhe dogji shpinën në një radiator të ekspozuar. 

Ndikimi dëmtoi gjithashtu nervin e saj shiatik dhe ajo që atëherë është pjesërisht e paaftë me vështirësi për të lëvizur këmbën e majtë. 

Gjendja e saj u përmirësua gradualisht dhe, dy muaj pas largimit nga spitali dhe pas një analize gjaku, më në fund doli e vërteta:

Lucy u diagnostikua me encefalit të receptorit NMDA, një sëmundje që ndodh kur antitrupat e prodhuar nga sistemi imun sulmojnë receptorët që gjenden në tru.

 Një sëmundje e cila, siç thuhet nga vetë vajza, "shpesh gabohet për diçka tjetër dhe për këtë arsye trajtohet keq". 

Më pas filloi periudha e gjatë e rehabilitimi:

Lucy u kthye studimit, ajo u diplomua në kriminologji, por së pari ajo duhej të mësonte të fliste, të ecte dhe të njihte përsëri njerëzit. 

Ishte një rrugë shumë e vështirë me të cilën përballej me ndihmën e prindërve, të afërmve dhe miqve. 

Tani Lucy, e cila është bërë një modele e suksesshme  25 vjeç, është e vendosur të bëjë më të njohur botën për sëmundjen që prek 500,000 njerëz çdo vit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco