Ylli i Regaton, Bad Bunny, rezulton i infektuar me koronavirus

Ylli i Regaton, Bad Bunny, rezulton i infektuar me koronavirus

12:50, 24/11/2020
A+ Aa A-

San Juan, Porto Riko - Superylli i Reggaeton Bad Bunny ka dalë pozitiv për koronavirusin, tha përfaqësuesi i tij të hënën.

Njoftimi erdhi një ditë pasi muzikanti fitoi çmimin si  artisti i preferuar latin dhe albumi i preferuar latin për "YHLQMDLG" në ceremoninë  e ”American Music Aëards”.

Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Martinez Ocasio, ishte planifikuar të këndonte hitin e tij, "Dákiti" me Jhay Cortez, por e anuloi pa shpjegime, duke lënë shumë dashamirës të zhgënjyer. Sidoqoftë, këngëtari e dha çmimin për artisten e preferuar latine në distancë.

Publicisti Sujeylee Sola tha për Associated Press se Bad Bunny nuk po tregonte ndonjë simptomë të madhe që nga e hëna. Ajo nuk dha detaje të mëtejshme, duke thënë vetëm se muzikanti nuk jepte  intervista.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco