VIDEO: Zbulimi misterioz/ Për këtë objekt po flet mbarë bota

VIDEO: Zbulimi misterioz/ Për këtë objekt po flet mbarë bota

12:11, 24/11/2020
A+ Aa A-

Në këto ditë të vështira, kur e gjithë vëmendja e botës mbetet te pandemia, në mediat ndërkombëtare dhe në median sociale po flitet për një zbulim të bërë në SHBA.

Sipas 'The Guardian', punonjësit e shtetit të Utah po fluturonin me helikopter në një zonë të shkretë. Qëllimi ishte të numëronin dhitë e egra.

Por në mesin e shkretëtirës ata pikasën një objekt të çuditshëm. Një monolit metalik i gjatë rreth tre metra ishte ngulur në tokë.

Monoliti i bërë nga një metal akoma i papërcaktuar, ishte në kontrast me shkretëtirën.

Struktura ngjan me filmat fantastiko-shkencorë. Menjëherë rrjeti ka ndezur fantazinë, duke spekuluar se është një objekt alien.

Por ata që e zbuluan thanë se ai nuk duket se ka rënë nga qielli, por se dikush e ka ngulur në tokë.

Për momentin ka spekulime se monoliti ngjan me një punim artistik. Ai ngjan me skulpturat e artistit të njohur John McCracken. Artisti ka ndërruar jetë në vitin 2011.

Autoritetet thonë se kanë nisur një hetim për të zbuluar më tej origjinën e objektit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco