Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

BE-Biden/ Le të ndërtojmë një aleancë të fortë BE-SHBA

BE-Biden/ Le të ndërtojmë një aleancë të fortë BE-SHBA

11:42, 24/11/2020
A+ Aa A-

 

Drejtuesit më të lartë të Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen dhe Charles Michel njoftuan të hënën "një fillim të ri" të marrëdhënieve BE-SH.B.A. gjatë bisedave telefonike me Presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Von der Leyen, Presidentja e Komisionit, tha se ajo e përgëzoi Biden për fitoren e tij gjatë telefonatës së tyre.

"Është një fillim i ri për partneritetin global BE-SH.B.A.", shkroi ajo në Twitter, duke shtuar se një "BE e fortë dhe një SHBA e fortë që punojnë së bashku mund të formojnë axhendën globale bazuar në bashkëpunimin, multilateralizmin, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta"

Charles Michel, i cili kryeson Këshillin e BE, tha se ai ftoi Presidentin e 46-të të SH.B.A. së shpejti "në një takim të posaçëm në Bruksel vitin e ardhshëm" me kreun e shteteve të bllokut.

"Le të rindërtojmë një aleancë të fortë BE-SHBA," shtoi ai. "Tani është koha për të bashkuar forcat në COVID-19, klimën, sigurinë dhe multilateralizmin."

Telefonatat u zhvilluan ndërsa Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme të SH.B.A.-së njohu Biden si "presidentin e zgjedhur të dukshëm" - 21 ditë pas zgjedhjeve - duke vënë kështu në lëvizje tranzicionin

Tensionet midis Brukselit dhe Uashingtonit u rritën nën presidencën e Donald Trump pasi ai doli nga marrëveshja e klimës në Paris por u tërhoq edhe nga marrëveshja bërthamore e arritur me Iranin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco