Polonia gjen tetë raste koronavirusi tek vizonët që mbarështohen në ferma

Polonia gjen tetë raste koronavirusi tek vizonët që mbarështohen në ferma

11:30, 24/11/2020
A+ Aa A-

Varshavë -  Shkencëtarët polakë kanë identifikuar tetë raste me COVID-19 tek vizonët në një fermë në veri të vendit, tha të martën Universiteti Mjekësor i Gdansk.

Polonia, një prodhues i madh i gëzofit të vizonit, filloi testimin për koronavirus tek vizonët e saj në ferma dhe kontrollin e punëtorëve këtë muaj pasi një virus që kishte pësuar mutacion u zbulua në vizonët e fermave në Danimarkë, duke  çuar në vrasjen e të gjithë popullatës së tyre atje.

Asnjë rast i koronavirusit në mes të vizonëve nuk ishte zbuluar më parë në Poloni.

Autoritetet veterinare dhe sanitare thanë javën e kaluar se 18 raste koronavirusi ishin identifikuar midis punëtorëve të fermave të vizonëve që nga fillimi i pandemisë, por se nuk kishte gjasa që punëtorët të ishin infektuar nga kafshët.

Mirëpo Universiteti i Gdansk, tha në një deklaratë se dy shkencëtarë kontrolluan 91 vizonë për koronavirus dhe tetë u dolën të infektuar.

"Ky është rasti i parë i infektimit konfirmuar me SARS-cov-2 në kafshët e fermave në Poloni," thuhej në deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco