‘Vdiq duke kryer detyrën’, Kirurgu pëson atak kardiak në sallën e operacionit

‘Vdiq duke kryer detyrën’, Kirurgu pëson atak kardiak në sallën e operacionit

19:39, 23/11/2020
A+ Aa A-

Një kirurg ka vdekur në dhomën e operacionit të spitalit në Arabinë Saudite, ku dhe do të kryente një procedurë ortopedike.

Sipas mediave vendase, Mahdi al-Emari pësoi në atak kardiak të premten në spitalin Khamis Mushait, raportonte e përditshmja Al-Watan.

Kolegët kishin vërejtur që doktori dukej i sëmurë dhe e kishin bindur të testohej për probleme të zemrës.

“Kur Emari erdhi për të kryer operacionin në një nga pacientët e tij, ne vërejtën shenja lodhjeje te ai, i cili pranoi se ndjente dhimbje në stomak”, citohej të kishte thënë kreu i repartit të ortopedisë Dr Majid Al Shehri.

Ai shtoi se Emari fillimisht refuzoi të bënte testin dhe insistonte të kryente operacionin te pacienti.

Por më në fund ai ishte bindur të kryente alaktro-kardiogramin që tregonte se kishte pësuar atak kardiak.

“Ai vdiq duke kryer detyrën e tij, ai është një martir,” tha Dr Al Shehri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco