VIDEO/ Bie nga kati katërt në borë 6-vjeçarja, ngrihet sikur nuk ka ndodhur asgjë

VIDEO/ Bie nga kati katërt në borë 6-vjeçarja, ngrihet sikur nuk ka ndodhur asgjë

10:42, 23/11/2020
A+ Aa A-

Në qytetin siberian të Tomsk (Rusi), një vajzë 6-vjeçare ra nga dritarja e dhomës së saj, nga kati i katërt i shtëpisë.

Vogëlushja mbijetoi pasi ra në një grumbull bore në afërsi të shtëpisë, nga ku pas pak sekondash u ngrit vetë pa ndihmën e askujt.

Vajza u ngrit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe u kthye brenda shtëpisë së saj.

Prindërit, të merakosur, e dërguan vajzën në spital pas rrëzimit, ku pas kontrollit  të mjekëve doli se ajo kishte pësuar një dëmtim të vogël në kokë dhe bark.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco