Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Stërvitja ushtarake ‘Shpata Arabe’, vendet arabe tregojnë potencialin e tyre

Stërvitja ushtarake ‘Shpata Arabe’, vendet arabe tregojnë potencialin e tyre

10:20, 23/11/2020
A+ Aa A-

Gjashtë vende arabe kanë filluar një stërvitje të përbashkët ushtarake në bazën ushtarake Mohammed Najib në Egjiptin veriperëndimor.

Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Tamir er-Rifai, deklaroi se Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jordania, Bahreini dhe Sudani po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të quajtur "Shpata Arabe".

Aktivitetet brenda stërvitjes do të mbahen midis 17 dhe 26 nëntorit.

Më tej nënvizohet se ushtarët dhe pajisjet e vendeve pjesëmarrëse në stërvitje u transferuan në Egjipt nga ajri dhe deti, si dhe u njoftua se forcat tokësore, ajrore dhe detare të gjashtë vendeve morën pjesë në stërvitje.

"Si pjesë e stërvitjes, që synon të forcojë bashkëpunimin ushtarak midis vendeve arabe, u zbatuan metodat e standardizimit të koncepteve të indoktrinimit, ekzekutimin e duhur dhe në kohë të detyrave, si dhe organizimin e bashkëpunimit të përbashkët, teknikave dhe aftësive", theksohet më tej.

Gjashtë vende arabe zhvilluan stërvitje të përbashkët ushtarake në Egjipt gjithashtu edhe në nëntor 2018. Kuvajti mori pjesë në stërvitje dy vjet më parë, por Sudani jo. Tërheq vëmendjen se Kuvajti nuk mori pjesë në stërvitjen e këtij viti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco