Pas kreut të DASH/ Joe Biden po rikthen trupën e Obamës

Pas kreut të DASH/ Joe Biden po rikthen trupën e Obamës

10:02, 23/11/2020
A+ Aa A-

Sigurimi shëndetësor, marrëveshja bërthamore, marrëveshja për klimën... për katër vite me radhë, Donald Trump iu kundërvu politikave kryesore të paraardhësit të tij, Barack Obama.

Por tani po bëhet e qartë se presidenti i ri, Joe Biden do të rikthejë në Shtëpinë e Bardhë trupën e vjetër të ish-shefit të tij, Barack Obama.

Prova më e fundit është Anthony Blinken. 58-vjeçari thuhet se do mbajë postin e Ministrit të Jashtëm.

Drejtuesi i mundshëm i Departamentit të Shtetit është një mik i vjetër i Biden. Ai ka qenë këshilltar për sigurinë e brendshme i Biden nga viti 2009 deri në vitin 2013, kur Biden ishte zëvendëspresident i Obamës. Blinken e ka nisur karrierën në Departamentin e Shtetit gjatë administratës së Bill Clinton. Biden më pas e solli në ekipin e tij si këshilltar gjatë fushatës.

Blinken mendohet se do të rindërtojë politikën e jashtme. Ai do të rregullojë marrëdhëniet e SHBA me aleatët dhe do të rikthejë vendin në marrëveshjet ndërkombëtare.

Biden ka njoftuar një rikthim të SHBA në marrëveshjen e klimës së Parisit. Ndryshe nga Trump, ai nuk dëshiron marrëdhënie diplomatike me Korenë e Veriut. Marrëveshja bërthamore me Iranin do rikthehet në tavolinë. Dhe ndryshe nga Trump, Biden do të vazhdojë punën me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ajo që do e zemërojë Trump do jetë fakti se Biden do të riaktivizojë një numër punonjësish të kohës së Obamës. Për shembull:

Jake Sullivan mendohet se do jetë këshilltar për sigurinë e brendshme. Ai ka qenë në ekipin e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë gjatë viteve të Obamës.

Ronald Klain, i njohur si Cari i Ebolas gjatë administratës Obama, tani është caktuar shef kabineti i Biden.

Mike Morell ka qenë shef i përkohshëm i CIA-s gjatë administratës Obama, tani mendohet se do marrë drejtimin e agjencisë së fuqishme.

Jeh Johnson ka qenë Sekretar për Sigurinë e Brendshme në administratën Obama, tani mendohet se do jetë Ministër i Mbrojtjes. Ai do jetë i pari afro-amerikan në krye të Pentagonit.

Sally Yats ka qenë zëvendësprokurore e përgjithshme nën Obamën dhe u shkarkua nga Trump. Tani po diskutohet për të marrë drejtimin e agjencisë kryesore ligjzbatuese në vend.

Janet Yellen ka qenë drejtuese e Rezervës Federale nën Obamën. Tani konsiderohet si kandidatja më e mundshme për Ministrinë e Financave.

Por a do ketë një post për ish-presidentin Obama në ekipin e Bien? Ai ka bërë humor me këtë gjë gjatë një interviste: Atëherë Michelle do më linte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco