Shpresë në Spanjë/ Në janar fillon vaksinimi kundër koronavirusit

Shpresë në Spanjë/ Në janar fillon vaksinimi kundër koronavirusit

09:56, 23/11/2020
A+ Aa A-

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar se fushata e vaksinimit kundër Covid-19 do të nisë në janar dhe në të gjithë vendin do të jenë 13 mijë pika të kryerjes së saj. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta El Pais në edicionin e saj online.

“Një pjesë e qëndrueshme e popullatës mund të vaksinohet me të gjitha garancitë në gjysmën e parë të vitit”, ka shpjeguar Sanchez pas mbledhjes së G20, duke shtuar se do të vendoset një strategji e përfshirjes së të gjithë vendit duke u dhënë prioritet grupeve të rriskuara.

Këtë të martë plani do të diskutohet në Këshillin e Ministrave.

Sanchez tha se incidenza e tanishme është më pak se 400 raste për 100.000 banorë, që do të thotë se është ulur në raport me 14 ditë më parë, por sërish mbetet e lartë.

Lidhur me Krishtlindjet ai tha se do të ketë festime të ndryshme, por është e nevojshme të përcaktohen masa dhe rekomandime për qytetarët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco