Sulm në një kishë në Kaliforni, raportohet për viktima

Sulm në një kishë në Kaliforni, raportohet për viktima

08:54, 23/11/2020
A+ Aa A-

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në një kishë në San Jose të Kalifornisë, ka thënë policia lokale.

Departamenti i Policisë në San Jose ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Tëitter se zyrtarët i janë përgjigjur sulmit në orët e vona të 22 nëntorit në një kishë.

Ata kanë thënë se disa persona janë plagosur, shumica e personave janë ndjerë të tmerruar pas kërcënimeve me jetë ndërsa dy persona kanë humbur jetën nga sulmi.

Policia ka thënë se në kohën e sulmit nuk ka qenë duke u kryer asnjë shërbim në kishë, por personat e pastrehë që ishin strehuar për t’i ikur motit të ftohtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco