Ja kush do të jetë shefi i ri i diplomacisë amerikane

Ja kush do të jetë shefi i ri i diplomacisë amerikane

08:35, 23/11/2020
A+ Aa A-

Një njeri superbesnik në krye të Departamentit të Shtetit. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden zgjedh Anthony Blinken, 58 vjeç, si kreun e ri të diplomacisë amerikane.

Lajmi pritet të konfirmohet ditën e nesërme. Por mediat kryesore amerikane e kanë bërë zyrtare që gjatë fundjavës.

Zëvendës Sekretari i Shtetit në vitet 2015 dhe 2017 kur DASH drejtohej nga John Kerry, ish këshilltar kryesor i sigurisë kombëtare në presidencën e Barak Obamas, ai bëri hapat e tij të parë në Departamentin e Shtetit në kohën e administratës së Bill Clinton. Pra, Blinken i njeh në mënyrë të përsosur dosjet kryesore.

Gjatë fushatës elektorale ai ishte këshilltari kryesor i kandidatit demokratik i cili tani gjithashtu e zgjedh atë për të dërguar një sinjal të saktë: përparësia e administratës së re do të jetë marrëveshjet e reja dhe rindërtimi i aleancave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar23/11/2020 09:53

Është një fakt i pranuar nga gjithë shqiptarët, se SHBA në dy mandatet e presidentit Obama, me nënpresident Biden e si këshilltar të politikës së jashtëme z.Blinken, ishte e tërhequr nga problemet e Ballkanit, gjë që solli edhe edhe trimërimin e Serbisë. Tani po përmendet z Biden si senatori i dikurshëm më i flaktë në mbrojtjen e çështjes shqiptare. Uroj megjithë zemër që Shtëpia e Bardhë të mbështesë shqiptarët sëpaku aq sa i kanë mbështetur presidentët Klinton e Bush..

Shto koment

Denonco