Dogji gruan dhe i fshehu trupin në pyll, burri dënohet me 25 vite burg

Dogji gruan dhe i fshehu trupin në pyll, burri dënohet me 25 vite burg

21:55, 21/11/2020
A+ Aa A-

Një burrë është dënuar sot me 25 vjet burg për vrasjen e gruas së tij dhe djegien e trupit të saj.

Ngjarja e rëndë tronditi Francë në tetor të 2017, kur trupi pjesërisht i djegur i Alexia Daval u gjet në një zonë pyjore.

Bashkëshorti i saj Jonathann Daval, fillimisht e raportoi të humbur, duke i thënë policisë se kishte dalë për vrap dhe nuk ishte kthyer kurrë.

Por 3 muaj më vonë, ai pranoi se e kishte rrahur për vdekje.

ProkurorĂ«t thanĂ« se çështja ishte njĂ« “krim thuajse i pĂ«rkryer nĂ« familje”, dhe kĂ«rkuan burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m.

Alexia Daval ishte një bankiere 29-vjeçare. Pas vdekjes së saj rreth 10 000 njerëz dolën në një protestë në qytezën e Gray duke kërkuar drejtësi.

Daval shfaqej duke qarë në konferencat e shtypit bashkë me prindërit e gruas, ndërsa tre muaj më vonë prokurorët thanë se kishte pranuar vrasjen. Ai fillimisht mohoi djegien e trupit, por e pranoi edhe atë një vit më vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco