VIDEO/ Sigurimi i marketit rreh për vdekje 40 vjeçarin, shpërthejnë protestat në vend

VIDEO/ Sigurimi i marketit rreh për vdekje 40 vjeçarin, shpërthejnë protestat në vend

19:15, 21/11/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një market në Brazil, ku punonjësit e sigurimit rrahën për vdekje një burrë.

Pas publikimit të pamjeve të rënda në rrjetet sociale, në vend shpërthyen protestat.

Në videon rrëqethëse, që është filmuar nga njëri prej punonjësve të sigurimit të marketit, shihet brutaliteti i kolegëve të tij që rrahin burrin të cilin e grushtojnë dhe shqelmojnë, derisa ai rrëzohet me fytyrë për tokë.

Viktima 40 vjeç, Jao Albert Silveira Freitasa ishte baba i katër fëmijëve.

Dy të dyshuarit, njëri 24-vjeçar dhe tjetri 30-vjeçar, janë arrestuar. /Burimi: Tg.globo/ Përshtati: K.H/Syri.net/

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco